Hoxhaj: Kurti bëri pazare me familjarët e deputetes Grainca

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 21:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se deputetja Adelina Grainca duhet ta kthejë mandatin e saj tek PDK-ja.

Grainca kaloi tek VV në ditën kur u zgjodh Presidentja, ndërkohë Hoxhaj thotë se kalimi i saj është kontabandim i deputetëve dhe tjetërsim i vullnetit të qytetarëve.

Ai është pyetur nga analistët në studio në lidhje me këtë, të cilat edhe thanë se në të kaluarën PDK e ka bërë të njëjtën.

“Koalicioni jonë me LDK-në ka qenë parimor. Nuk ka pasur kontrabandim atëherë. Kurti bëri pazare me deputeten tonë. Me Listën Serbe me anë të Iniciativës Rome dhe me parti tjera. Kërkojmë nga zonja Grainca të na kthejë mandatin. Kemi informata se Kurti nuk ka pasur kontakte fare me Graincën por me familjarë të saj”, tha ai.

Hoxhaj po ashtu tha se Vjosa Osmani nuk është presidente unifikuese por dorë e zgjatur e Kurtit.

Të ngjashme