Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), njëherësh zëvendëskryeministër në detyrë, Enver Hoxhaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka konfirmuar se në asnjë variant dhe formulë nuk do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme, raporton Ekonomia Online.
Hoxhaj ka akuzuar të nominuarin për kryeministër, Albin Kurtin, se nuk po ka vullnet politik e as fuqi shpirtërore për ta formuar Qeverinë e Kosovës.
“Mendoj që partia e parë e cila ka më së shumti ulëse në Kuvendin e Kosovës dhe kjo është Vetëvendosja dhe mandatari z. Kurti e kanë përgjegjësinë kryesore për formimin e qeverisë së Kosovës. Ne si PDK kemi fituar të gjitha zgjedhjet nga viti 2007 deri në vitin 2017 dhe ne e dimë që ka qenë detyrë e partisë së parë që të ulet të negocion që të gjejë zgjidhje, të bëjë kompromise me qëllim që vendi realisht të ketë qeveri sa më parë. Por kjo se çfarë po ndodh tregon që përgjegjësinë kryesore e ka VV-ja dhe z. Kurti pasi që ata e kanë marrë konfirmimin prej presidentit si mandatar dhe duket që nuk po gjen as vullnet politik po as fuqi shpirtërore që ta bëjë një zgjidhje me një partner të koalicionit”, thotë ai.
Përgjegjësia kryesore dhe ekskluzive sipas Hoxhajt për formimin e qeverisë i takon partisë që mori më së shumti deputetë në Kuvendin e Kosovës.
“Qëndrimi i PDK-së është i prerë mbetet në opozitë, këtë e kemi thënë menjëherë pasi që është shpallur rezultati zgjedhor. PDK-ja nuk hyn në asnjë formulë qeverisëse dhe ne ju kemi shërbyer qytetarëve për 12 vjet duke qenë në qeveri dhe mendojmë që është në interes të PDK-së që të mbetemi në opozitë. Kjo është e shkruar në gur dhe nuk ndryshon asgjë. Kush i ka fituar zgjedhjet e ka obligim ta formojë qeverinë, nëse ka formula të tjera po ashtu ne jemi të prerë dhe të vendosur që të mos jemi pjesë e këtyre formulave qeverisëse. Ne mbesin më opozitë”, thotë ai.
Hoxhaj ka komentuar edhe takimin e Kurtit me Listën Serbe, duke kërkuar nga mediet që të zbardhin deklaratat e tij ndër vite për të gjitha temat e mundshme.
“Unë nuk i kam marr kurrë seriozisht akuzat e Kurtit përkitazi me Listën Serbe, ndërsa sot ju takon juve medieve që të raportoni se çfarë ka thënë nëpër vite Kurti për të gjitha temat e mundshme”, thotë ai.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka komentuar edhe vizitën e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Josep Borrell.
Hoxhaj po e quan gabim mostakimin e Borrellit me përfaqësuesit e qeverisë, konkretisht kryeministrin Haradinaj.
“Mendoj që zoti Borrel gjatë vizitës së tij në Kosovë e cila është shumë e mirëseardhur dhe natyrisht që kemi një partneritet strategjik me Bashkimin Evropian ka bërë dy hapa të gabuar, hapi i parë ka qenë në formë. Ne mendojmë që përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme do të duhej t’i takon liderët e partive politike, por do të duhej t’i takon edhe përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës”.
“Mungesa e vullnetit të tij që të vjen dhe ta takon Kryeministrin Haradinaj të qeverisë së Kosovës natyrisht që është gabimi i parë i tij në formë por edhe disa prej deklaratave që i ka dhënë gjatë ditës së sotme ku flet për Kosovën sikur Kosova të ishte para vitit 2008 nuk janë në përputhje me sjelljen që e ka pasur më herët edhe zonja Mogerini edhe zonja Eshton. Zonja Mogerini dhe zonja Ashton çdoherë kanë ardhur në Qeverinë e Kosovës kanë takuar kryeministrin e Kosovës kanë takuar edhe liderët e partie politike, prandaj edhe për neve është e papranueshme një qasje e tillë e Bashkimit Evropian se si e trajton Kosovën”, thotë ai.
Hoxhaj: Partneriteti i PDK-së me BE-në mbetet jetik dhe strategjik
Hoxhaj thotë se pavarësisht kësaj, për PDK-në bashkëpunimi dhe partneriteti me BE-në mbetet jetik dhe strategjik.
“Natyrisht që Bashkëpunimi jonë është jetik me Bashkimin Evropian partneriteti jonë është strategjik, por ne mendojmë që vizita nuk ka qenë e përgatitur mirë, janë motivet në Bruksel apo janë në Prishtinë se pse ka pasur një agjendë të tillë do të duhej ti sqaron Bashkimi Evropian por për ne ka qenë e papranueshme. Unë mendoj që është përgjegjësi e zotit Borrel që ta reflekton politikën e jashtme të Bashkimit Evropian në raport me Kosovën dhe jo qëndrimin e prejardhjes se nga vjen zoti Borrel prej Spanjës”.
“Dhe në pikëpamjen timen Bashkimi Evropian ka ndjekur gjithherë një politikë të tillë kur zyrtarët e Bashkimit Evropian qoftë presidentët e komisionit Evropian por edhe qoftë edhe pararendësit e zotit Borrel, zonja Ashton dhe zonja Mogerini nuk ka pasur dilema të cilat kanë bërë përpjekje përmes një lloj nënteksti zoti Borrel ti krijon në Prishtinë, prandaj ne mendojmë që bashkimi Evropian duhet ta trajtojë Kosovën në mënyrë të mirëfilltë dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore që zoti Veseli nuk ka marrë pjesë në takim”, thotë ai.
Hoxhaj thotë se Qeveria e ardhshme duhet të jetë më aktive më e qartë dhe më e prerë në raport me atë se si Bashkimi Evropian mund ta trajtojë Kosovën, por edhe t’i kryejë obligimet që dalin nga marrëveshjet kontraktulae me BE-në.
“Qasja e qeverisë së ardhshme është që ne kemi një marrëveshje të stabilizim asocimit me bashkimin evropian dhe kjo është një raport kontraktual Kosovë Bashkim Evropian, dhe si e tillë Kosova duhet ta bëjë të pamundurën që ta zbaton një marrëveshje të tillë, por ne duhet ta kemi edh enjë mendim më të plotë strategjik që mos ta shohim bashkimin evropian vetëm si një bashkësi e shteteve që ndihmon Kosovën në procesin e integrimeve evropian apo si një bashkësi politike që ndihmon në dialogun Kosovë serbi, por edhe si një bashkësi e shteteve ku Kosova duhet t’i lexon drejtë interesat e saja”, thotë ia.
Hoxha jak përmendur edhe procesin e liberalizimit të vizave për të cilin thotë se i mbetet qeverisë së ardhshme që të luajë një politikë të jashtme më aktive.
“Qeveria e ardhshme duhet të jetë më aktive më e qartë dhe më e prerë në raport me atë se si Bashkimi Evropian mund ta trajton Kosovën dhe shembulli më tipik i sjelljes të BE-së në raport me Kosovën është liberalizimi i vizave, ku Parlamenti Evropian ka votuar 2 herë. Komisioni Evropian ka dalur dy herë me vlerësime pozitive që qytetarët e Kosovës duhet ta marrin liberalizimin e vizave, ndërsa shtetet anëtare e bllokojnë një proces të tillë, prandaj mendoj që duhet të ketë një politikë të jashtme më aktive”.
“Sa i takon liberalizimit të vizave ne kemi dhënë maksimumin, kemi plotësuar dyfishin e standardeve të cilat i ka plotësuar Kosova në raport me ato standarde që i ka pasur Shqipëria, Serbia, Mali i Zi apo Shqipëria dhe ne kemi bërë punën tonë. Por natyrisht që çdo herë ka hapësirë lobim dhe në politikë të jashtme çdo herë ka hapësirë për influencim”, thotë Hoxhaj.