Enver Hoxhaj tha se esenca e tyre është për një pushim dy orësh që të konsultohet me partnerët për të propozuar kandidatin.
Hoxhaj tha se kryesuesi e ka shtyrë seancën ndërsa tash i mbetet sekretarisë ta sqarojë këtë gjendje.
Ai tha se PAN-i kurdo që është nevoja do të del me kandidat për kryetar të Kuvendit.
“Ju dëgjuat që kryesuesi e mbylli seancën”, ka thënë Hoxhaj para mediave.
“Tash i mbetët Sekretarisë dhe Kuvendit që të na interpretojë këtë gjë”.
“Por kurdo që mbahet seanca ne do ta prezantojmë emrin e kryetarit”.