Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike ka kritikuar deklaratat e kryeministrit Avdullah Hoti, se dialogu do të përfundojë me njohje reciproke.
“E dëgjova me vëmendje kryeministrin dhe përfaqësuesin e LDK-së dhe kolegët nga Vetëvendosje dhe kur i dëgjon me vëmendje e ke përshtypje që çka thotë kryeministri dhe kolegët nga LDK-ja është perceptim se njohja e ndërsjellë do të ndodhë, është akt i kryer. Ky është ai vizioni i shpresës që edhe unë dhe të tjerët e kemi kultivuar por e kam përshtypjen që në situatën që jemi është më serioze se që mund ta imagjinojmë. Është më serioze sepse kemi pasur pritje që vjeshta të jetë fazat e fundit e dialogut por gjërat s’po shkojnë. Do t’iu lutja të mos i besojmë këtij iluzioni se nuk ka bëjë me atë se kush është në opozitë dhe qeveri por ky iluzion mund ta godasë vendin”, tha Hoxhaj.
Moratoriumi, tha Hoxhaj “nuk është temë që ka rënë prej qiellit e duhet të fshihemi prapa marrëveshjeve por është zinxhir i ngjarjeve të koalicionit LVV-LDK që e ka sjellë këtë situatë”.