Hoxhaj në Romë merr mbështetjen për heqjen e vizave

Prishtinë | 30 Gus 2016 | 14:14 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj, ka vazhduar vizitën në Romë me takime të tjera në parlamentin italian, së Selinë e Shenjtë dhe me ambasadorë të akredituar në Romë.

Në takimin me Kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të parlamentit italian, Fabrizio Cicchitto, Hoxhaj ka folur për nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, shkëmbimeve më të mëdha dhe mbështetjen e eurodeputetëve italianë për heqjen e vizave.

“Pata takime shumë përmbajtjesore në parlamentin italian. Jam shumë optimist për liberalizimin e shpejt të vizave dhe eurodeputetët italianë do ta përkrahin heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës gjatë votimit që do të ndodhë në Parlamentin Evropian ditët e ardhshme. Italia ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e pa-rezervë e Kosovës në rrugën euroatlantike” ka thënë Hoxhaj pas takimit.

Ministri Hoxhaj ka takuar edhe ish ministrin e Jashtëm të Italisë, Franco Frattini të cilin e ka informuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Hoxhaj po ashtu ka qëndruar në Selinë e Shenjtë ku është takuar me Kyepeshkopin Vincenzo Paglia, Presidenti i Akademisë Papnore të Selisë së Shenjtë për Jetën ku temë bisede ka qenë kanonizimi i Nënë Terezës, përgatitjet dhe njohjen e Kosovës nga Vatikani.

Po ashtu, ministri ka takuar edhe Ambasadorin e Malajzisë, Abdul Samad Othman, i cili së shpejti do të akreditohet në Kosovë si ambasador jo resident.

Gjatë vizitës në Romë, një ditë më herët Hoxhaj ka takuar edhe homologun e tij italian, Paolo Gentiloni.

enver hoxhaj enver hoxhaj1 enver hoxhaj2 enver hoxhaj4

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme