Hoxhaj: Në veri Albin Kurti po ndërton autonomi

Prishtinë | 03 Nën 2023 | 14:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Kosovës Enver Hoxhaj në foltoren e Kuvendit në seancën raportuese të Kryeministrit Kurti për marrëveshjen e Asociacionit, tha se mesazhi që dha kryeministri është se do që ta mbajë të fshehtë marrëveshjen.

Hoxhaj tha se Kurti i ka thanë “Po” një dokumenti pa negocuar, pa përfitim për Kosovën dhe pa asnjë kusht, kurse tutje u shpreh se debati rreth nënshkrimit apo mos nënshkrimit është për t’i ikur Gjykatës Kushtetuese.

“Mesazhi që morëm sot nga kryeministri Kurti është se e ka pranuar marrëveshjen dhe do ta mbajë të fshehtë. A e keni menduar ju ndonjëherë se Albin Kurti sa ishte në opozitë ishte i parimeve dhe idealeve, dhe tani përfundon në një situatë ku është i fshehtë, dinak, idhnak, manipulues, dhe për t’ju vendosur hi syve qytetarëve të Kosovës. Këto janë taktika të manipulimit”.

“Nëse ky (Kurti) do të ishte burrështetas, sot do të thoshte ja e kam sjell draftin, shiheni draftin dhe lexojeni para se të shkojë në Gjykatë Kushtetuese. Do të duhej të thoshte se është i interesuar për konsensus të brendshëm politik, dhe me partnerët ndërkombëtar”, u shpreh tutje ish-ministri i jashtëm Envet Hoxhaj.

“Sot në Kuvend nuk e kemi vetëm një situatë të një mungese flagrante të transparencës që nuk e dijmë se çka ka pranuar, sot e kemi një situatë të një mungese flagrante të përgjegjësisë publike për fjalën e dhënë dhe për veprat e bëra.

Na shprego kryeministër, se ju thatë që nuk është zajednicë, tash na trego a është autonomi, ajo që e ke nënshkruar?”, u shpreh Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së.

“Albin Kurti e ka përmbysë Ahtisarin në veri dhe tani mbi përmbysjen po e ndërton një autonomi. Sa t’i besojnë qytetarët e Kosovës fantazive politike të Albin Kurtit, ne do të flasim edhe më 2030 për temat e njejta”., tha Hoxhaj para deputetëve në Kuvend.

Të ngjashme