Ekonomia Online
FUNDIT

Hoxhaj: Njohja e pavarësisë së Kosovës, pajton kosovarët me serbët

Hoxhaj: Njohja e pavarësisë së Kosovës, pajton kosovarët me serbët

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtëm, Enver Hoxhaj ka thënë se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj do të jetë kryeministri i ri i Kosovës. Këto deklarata Hoxhaj i ka bërë gjatë një interviste për “Deutsche Welle”, duke shtuar se Prishtina është e interesuar për ‘fillimin e fazës së fundit të dialogut’ me Beogradin e […]

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtëm, Enver Hoxhaj ka thënë se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj do të jetë kryeministri i ri i Kosovës.

Këto deklarata Hoxhaj i ka bërë gjatë një interviste për “Deutsche Welle”, duke shtuar se Prishtina është e interesuar për ‘fillimin e fazës së fundit të dialogut’ me Beogradin e cila do të çojë deri te njohja e pavarësisë.

Ai ka theksuar se njohja e pavarësisë së Kosovës çon në një proces të pajtimit në mes shoqërisë serbe dhe asaj kosovare.

Të ngjashme