Hoxhaj: Osmanin e shohim të varur politikisht nga Kurti

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj, ka po e konsideron Presidenten Vjosa Osmani, të varur nga Kryeministri Albin Kurti.

Hoxhaj në Rubikon me Adriatik Kelmendin, tha se kjo madje ishte njëra ndër aryset pse PDK-ja mori vendim të mos mbështeste zgjedhjen e saj për presidente, njofton Klan Kosova.

”Nuk ka qenë qëndrim i imi personal”.

”Nuk ka qenë qasje personale në raport me Vjosa Osmanin. Ka qenë vendim në përputhje me partinë e brendshme”.

”Kemi diskutuar në këshill drejtues të PDK-së e më pas edhe në Kryesi të PDK-së. Ne e shohim dhe e kemi parë Vjosa Osmanin si të varur politikisht nga Albin Kurti”.

Pse e varur nga Kurti?

”Pse është e varur nga Albin Kurti – mendoj se e ka treguar edhe pas zgjedhjeve”

Të ngjashme