Në 35-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut, deputeti dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka kujtuar rëndësinë historike të aktit, të cilin e vlerëson si gurthemel të shtetit të Kosovës.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hoxhaj ka theksuar se miratimi i Kushtetutës më 7 shtator 1990 ishte një akt i madh guximi dhe vizioni politik që i hapi rrugë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“35 vjet më parë, në Kaçanik dhe vendosën themelet e shtetit me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, akt guximi dhe vizioni që i hap rrugë lirisë dhe pavarësisë!”, ka shkruar Hoxhaj.