Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë, tregojnë sa keq është zhytur Kosova ndërkombëtarisht nën udhëheqjen e Albin Kurtit.
Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se lajmi i fundit sot është se Spanja, Norvegjia dhe Irlanda thanë se do të njohin një shtet të pavarur palestinez.
“Pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe dështimin në marrje të një njohje të vetme, kjo tregon sa keq është zhytur Kosova ndërkombëtarisht nën udhëheqjen e Albin Kurtit!”, ka shkruar Hoxhaj.
“Thelbi i problemit politik që ka Kosova është marrë peng nga Albin Kurti duke mashtruar opinionin sesa që është e shqetësuar për rreshtimin e gabuar gjeopolitik, nën udhëheqjen e kësaj qeverie anti-evropiane dhe anti-perëndimore, që për qëllim ka rrënimin e gjithë asaj që është ndërtuar më 1999 dhe 2008 në Kosovë!”, ka shkruar tutje Hoxhaj.