Hoxhaj: Qeveria po e humb mundësinë t’i tregojë botës për sulmin e 24 shtatorit, zgjedhjet të pashmangshme

Prishtinë | 16 Tet 2023 | 13:37 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxha, tha se kjo pari nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare për shkak të sanksioneve nga ana e BE-së, duke shtuar se këto mjetet nuk vijnë në Kosovë, shkaku i masave, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se Qeveria e Kosovës është duke humbur mundësinë e artë që t’i tregojë botës për sulmin e 24 shtatorit, duke shtuar se nuk mund t’i tregohet botës atë që ka ndodhur me konferenca nga Prishtina.

Madje ai ka kërkuar që të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

“Tek marrëveshjet ndërkombëtare nuk ka të bëjë me atë që votohen ose nuk votohen, problemi është që Kosova është e sanksionuar dhe ato para nuk vijnë pasi vendi është në sanksione. Mendoj që Kuvendi i Kosovë dihet ta përmbush mandat që e ka me Kushtetutë. Marrëveshjet ndërkombëtare janë të rëndësishme që të votohen, por ky vend është nën sanksione ndërkombëtare. Kjo Qeveri nuk ka vizion të shtete-ndërtimin. Shqetësimi jonë është që a dëshiron kjo shumicë që ta përmbyll shtete-ndërtimin me njohje të ndërsjellët”.

“Ne mendojmë që kjo shumicë parlamentare e cila vazhdon të mbete shumicë me se paku i përfaqëson këto interesa. Kurti ka rezultat më të vogla me këtë Qeveri. Ne kemi parë dialogun Kosovë-Serbi, si opozitë i kemi dhënë mbështetje. Ne mendojmë që duhet të ketë zgjedhje”, tha ai.

Ai tha se si parti nuk mund t’u kërkojnë kryetarëve të komunave të veriut që të japin dorëheqje pasi sipas tij, kjo nuk është demokratike që t’i tregohet një kryetari se si të veprojë.

“Partia Demokratike nuk i thotë një kryetari të komunës se çfarë duhet që të bëjë ai. Shqetësimi jonë është se ajo se varfër ka ndodhur me 24 shtator është një ditore e madhe, një ngjarje se si ka qenë. Ne nuk po shohim proces politik për të integruar veriun”.

Ai tha se ndërmjetësuesit e BE-së për dialogun po fshihen duke mos u deklaruar më medie për rastin e veriu të Kosovës, raporton EO. 

“Borrell e Lakçak janë fshehur nuk dalin në medie të thonë se çka mendojnë. A mendon që i marr seriozisht komente e Stanos. Përderisa Kurti ka qenë në dialog me Serbinë, dhe mospranimin e marrëveshjeve nga Serbia, ka ndodhur një akti agresion që BE është duke u fshehur”, tha ai.

Të ngjashme