Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, përmes një reagimi ka thënë se sot, UNMIK ishte zëri i Serbisë në Këshillin e Sigurimit në New York. Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj u shpreh se Kosova duhet ta bëjë të qartë se UNMIK-u nuk ka asnjë rol në Kosovë. “Sot UNMIK ishte zëri […]
Hoxhaj: reagon ashpër: UNMIK-u në Këshill të Sigurimit sot ishte zëri i Serbisë

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, përmes një reagimi ka thënë se sot, UNMIK ishte zëri i Serbisë në Këshillin e Sigurimit në New York.
Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj u shpreh se Kosova duhet ta bëjë të qartë se UNMIK-u nuk ka asnjë rol në Kosovë.
“Sot UNMIK ishte zëri i Serbisë në Këshillin e Sigurimit në New York. Kosova duhet ta bëjë të qartë se UNMIK-u nuk ka asnjë rol në Kosovë. Është vetëm platformë, e përdorur dhe e abuzuar nga Rusia kundër shtetit tonë, duke krijuar tensione brenda ose duke na sulmuar ndërkombëtarisht! Kjo duhet të ndalet!”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Today @UNMIKosovo was the voice of Serbia at the #UNSC in NY. #Kosovo must make clear that UNMIK has no role in #Kosovo. It is only platform, used & abused by Russia against our state, by creating tensions internally or attacking us internationally! This has to stop!
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) October 15, 2021











