Kryetari në detyrë i PDK-së, Ennver Hoxhaj në seancën për zgjedhjen e presidentit, ka thënë se nuk ka pasur dëshirë për koncensues për zgjedhjen e presidentit nga Kurti e Osmani, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se prania e tij dhe Bedri Hamzës në seancë është për të shprehur qëndrimin kudër zgjedhjes së Osmanit presidente.
“Një gjë duhet ta dinë qytetarët se nuk ka pasur kurrfarë interesimi për koncenuses në takimin me Osmanin e Kurtin por më shumë një logjikë se si të zgjidhet një president dhe kësaj qasje ne sot dhe atëherë i themi jo”, tha Hoxhaj.
Ai tha se nëse Vjosa Osmani do të tregonte inegritet me atë se çfarë ka ndodhur të premten në Kuvend me Ligjin për zgjedhjet, PDK-ja e ka pasur në planë të reflektonte.
Ai ka kritukuar edhe LDK-në, për mbështetje të Osmanit.
Pas fjalimit Hoxhaj se bashku me Bedri Hamzen janë largaur nga salla.