Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj pas takimit me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka thënë se interesat shqiptare në Ballkan nuk kanë qenë asnjëherë më të rrezikuara.
Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se gjithnjë është kënaqësi të takohet me kryetarin e parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçin, duke treguar se kishin biseduar për domosdoshmërinë e koordinimit më të mirë të ndërsjellë në vitin 2021.
“Gjithnjë me shumë kënaqësi takohem me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi. Biseduam për domosdonë e koordinimit më të mirë të ndërsjellë në vitin 2021 në raport me sfidat dhe interesat në rajon të dy shteteve tona.”, ka shkruar Hoxhaj.
“Interesat shqiptare në Ballkan nuk kanë qenë asnjëherë më të rrezikuara dhe vetëm me një kohezion e bashkëpunim të ngushtë dalim më të fortë përballe sfidave të kohës. “, ka përfunduar statusin Enver Hoxhaj, kandidati i PDK-së për kryeministër, i cili po qëndron sot në vizitë në Shqipëri.