Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj ka pritur në takim, Ministrin e Austrisë përgjegjës për BE-në, artin, kulturën dhe mediat, Gernot Blümel, me bashkëpunëtorë.
Pas takimit, Hoxhaj tha se Austria është një prej vendeve që e ka mbështetur më shumti Kosovën në dhjetë ditët e fundit.
“Meqë Austria udhëheqë presidencën evropiane kërkuam mbështetje për liberalizimin e vizave dhe për dialogun. E falënderoj për vizitën në një kohë historike për Kosovën dhe rajonin,” është shprehur Hoxhaj.
Ministri i Austrisë përgjegjës për BE-në, artin, kulturën dhe mediet, Gernot Blümel, rikonfirmoi mbështetjen e Austrisë për Kosovën, me theks të veçantë për procesin e liberalizimit të vizave.
“Një prej prioriteteve të Austrisë është të bëjë të qartë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Është ndalesa e parë gjatë vizitës në Ballkan. Austria do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën. Shpresojmë se referendumi që do të mbahet në Maqedoni të krijojë momentum për krejt regjionin të ecin përpara drejt integrimit në Bashkimin Evropian, dhe ndoshta edhe për zgjidhjen e problemeve në Kosovë,” shprehet Blümel.Ekonomia Online
Pas takimit me zëvendëskryeministrin Hoxhaj, ministri austriak do të takohet edhe me ministren për Integrim Evropian, Dhurata Hoxha.