Ish-ministri i Punëve të Jashtme, deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka qenë pjesë Forumit Strategjik në Bled të Sllovenisë.
Në kuadër të këtij forumi Hoxhaj ka njoftuar ka pasur diskutim edhe me Emisarin Special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë patëm një diskutim të frytshëm me mikun tim, Miroslav Lajçak. Shkëmbyem ide mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe qëndrime për dialogun Kosovë-Serbi, i cili s’duhet të ketë përfundim tjetër pos njohjes së ndërsjellë”, ka shkruar Hoxhaj.