Hoxhajn e urojnë për detyrën ministrat e Jashtëm të Hungarisë e Maqedonisë

Prishtinë | 28 Qer 2016 | 14:18 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar sot telegrame urimi nga homologu hungarez, Peter Szijjarto.

Në urimin e tij, Szijjarto i ka premtuar përkrahje ministrit Hoxhaj për të ndihmuar rrugëtimin e integrimit evropian të Kosovës.

“Hungaria ju përgëzon, uron dhe ju premton se do të jetë një avokate e zëshme e perspektivës së Kosovës në integrimet euro-atlantike”, thuhet në urimin e ministrit hungarez.

Për  postin e tij, ministri Hoxhaj është uruar edhe nga homologu maqedonas, Nikola Poposki.

Duke veçuar raportet e mira ndërfqinjësore Kosovë – Maqedoni, ministri Poposki ka vlerësuar lart emërimin e Hoxhajt në krye të diplomacisë kosovare.

Hoxhaj për emërimin në postin e ministrit është uruar edhe nga diplomatë të lartë amerikanë si dhe nga homologët e tij nga shtete të ndryshme.

 

Të ngjashme