Huawei po vjen fuqishëm këtë vit me shitje rekorde në Kinë në tremujorin e dytë të vitit 2018.
Me këtë rritje, Huawei po synon të shesë rreth 200 milionë njësi në total gjatë vitit.
Sipas shefit ekzekutiv, Richard Yu, performanca e kompanisë është rritur për 37 për qind në Evropë dhe në Afrikë e Lindje të Mesme deri në 73 për qind.
Tani kompania po kërkon të bëhet kompania numër një në botë me lansimin e telefonave testues të rrjetit 5G.