Tashmë është hedhur shorti për edicionin 2021 në kuadër të Ligës së Kampionëve në kategorinë e femrave.
Rundi i parë është njëri prej dy rundeve para fazës së grupeve me 16 skuadrat më të mira, fazë që nis në tetor, shkruan FrontOnline.
43 skuadra bëjnë pjesë në këtë fazë, derisa pjesëmarrëse është edhe kampionia e Kosovës, Mitrovica.
Skuadra mitrovicase është renditur në grupin e shtatë.
KFF Mitrovica do të jetë në grup me norvegjezet e Valerengas, moldavet e Agaristas dhe greket e PAOK-ut.
Ndeshjet do të zhvillohen në Greqi.