Hugh Jackman: Australia do të bëhet republikë, është e pashmangshme

Prishtinë | 18 Shk 2023 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Aktori australian me famë botërore Hugh Jackman thotë se është e paevitueshme që Australia do të shpallet republikë në të ardhmen.

Gjatë një bisede me gazetaren e BBC-së, Laura Kuenssberg, Jackman tha se ndarja nga Familja Mbretërore “do të ishte pjesë e natyrshme e evolucionit”.

Mirëpo, ylli i filmave Marvel, tha se ai nuk mban ‘mëri’ ndaj Mbretit Charles dhe i dëshiron më të mirat familjes së tij.

Ai po ashtu diskutoi për terapinë, relacionin e tij me fëmijët dhe dietën e tij 6 mijë kalorike në ditë, shkruan BBC.

Prindërit e aktorit janë të dy nga Mbretëria e Bashkuar dhe ai kujton festimin e rasteve mbretërore si fëmijë

Të ngjashme