Hulumtimi: 62% e kosovarëve të përfshirë në dhunë, gratë dhe fëmijët viktima

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 11:23 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS) ka publikuar analizën “Roli dhe pjesëmarrja e të rinjve në parandalimin e dhunës”.

Në këtë raport u tha se rreth 62 për qind e popullsisë në Kosovë së paku njëherë janë përfshirë në dhunë, raporton EkonomiaOnline

Mirishahe Syla, hulumtuese dhe prezantuese e projektit, tha se përmes këtij raporti kanë dalur të dhëna shqetësuese, ku rreth 1000 viktima të dhunës në familje ndihmohen çdo vit në Kosovë dhe 80% e tyre janë gra, kurse del se 62% e popullsisë në Kosovë janë të kanë qenë së paku një herë të përfshirë në dhunë në familje.

“Përmes parandalimit të dhunës primar, me i përfshi të rit prej shkollës fillore. Rreth 1000 viktima të dhunës në familje ndihmohen në vit 80% e tyre janë gra dhe fëmijë. 62 përqind e njerëzve në Kosovë kanë përjetua dhunë është e trishtueshme si fakt dhe publikisht nuk bëjmë asgjë për parandalim”,  tha ajo.

Ajo poashtu shtoi se dhuna në Kosovë minimizohet dhe se nuk flitet aq sa duhet në publik.

 Poashtu kritikoi për raportimit rreth dhunës. Madje tha se ato shpeshehrë e nxisin atë.

“Dhuna në Kosovë normalizohet në narrativë edhe qysh folët në publik, për shkak që në publik folët si diçka e pranueshme si zgjidhje e problemeve e shohin dhunën. Mediat në vend se me luajt rolin informativ e nxisin ata ndoshta edhe në mënyrë të pavetëdijshme, njëfarë mënyre e arsyetojnë dhunën”, tha ajo.

Në këtë raport theksohet se menjëherë pas grave, fëmijët janë viktima të formave të ndryshme të dhunës.

Syla kritikoi strategjinë kombëtare për parandalimin e dhunës në familje ku nuk janë të përfshirë, të rinjtë aq sa duhet.

Ndërsa, kordinatori Nacional kundër Dhunës në Familje, Naim Qelaj, pranoi të gjeturat e raportit dhe premtoi se do të angazhohet që të gjeturat e këtij raporti do të merren parasysh.

“Unë konsideroj se ky raport ka me na shërbye në punën tonë ne parandalim të dhunës në veçanti të dhunës në familje. Unë nuk vlerësojnë që strategjisë kombëtare për familje i mungon diçka, me vet faktin se planet qe i ka rinia është e përfshirë shumë. Por jo çdo herë në planet e veprimit institucionet kanë parapa rininë. Është fakt që strategjia kombëtare për dhunën në familje, nuk i ka përcaktua parametrat matës mekanizmat zbatues, por megjithatë me anën tuaj në këtë raport do të ndryshohet”, tha ai.

Të ngjashme