Instituti Demokratik i Kosovës (IKD) ka publikuar raportin “Drejtësia administrative në Kosovë. Ligji vs Praktika”, raporton EkonomiaOnline.
IKD-Ja gjatë kësaj konference ka prezantuar raportin analitik si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit sistematik të rasteve që lidhen me Departamentin për C ështje Administrative në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe Gjykatën e Apelit, të cilat i mbulojnë të gjitha lëndët administrative në nivel të Republikës së Kosovës.
Ehat Miftaraj, drejtor Ekzekutiv, tha se nga gjetjet e IKD-së në monitorimin e drejtësisë administrative, rezulton se përqindja e numrit të lëndëve të pazgjidhura është rritur vit pas viti edhe përkundër faktit se nga viti 2016 deri në vitin 2019, nuk ka rritje drastike të numrit të lëndëve në punë në raport me vitet paraprake.
“Nga monitorimi i 133 seancave që ka bërë IKD gjatë viti 2018 dhe përgjatë gjashtë mujorit të vitit 2019, kemi parë që në këto raste, institucionet të cilat janë paditur më së shumti është Ministria e Mirëqënies sociale. Lidhur me mohimin për të drejtat e pensioneve. Qytetarët kur vijnë me padi, zakonisht Gjykata vendimet i kthen të organet administrative për herë të dytë në mënyrë që çështja të zvarritet”,tha ai.
Hulumtuesja e IKD-së, Kaltrina Ajvazi tha se Gjykata Themelore në Prishtinë vepron me 9 gjyqtarë dhe numri i tyre është rritur gjatë këtij viti por numri i lëndëve ka mbetu i pazgjidhur duke treguar jo efikasitet.
“Norma mujore dhe vjetore që tregon se sa lëndë duhet të përfundojnë, gjyqtarët e kanë plotësuar por numri i lëndëve është mjaftë i lartë. Në bazë monitorimit që kemi bërë, paditësit të cilët presin 2 vite për tu shqyrtuar nga gjykata, 90% të rasteve nuk marrin pjesë organet e paditura të cilat përcaktohen nga avokatura shtetërore:, tha ajo.
“Gjykata e Apelit ka treguar efikasitet më të lartë pasi që ka numër më të vogël të të lëndëve. Por problem ka qenë moszgjidhja e 200 lëndëve të cilat ne konsiderojmë pa baza ligjore gjykata nuk ka vendosur mbi 5 vjet për to. Këto lëndë ka të bëjë më Administratën tatimore të Kosovës dhe Doganën e Kosovës”, ka thënë ajo.
Raporit ka analizuar shumë aspekte të trajtimit të këtyre lëndëve, përfshirë mesataren e kohëzgjatjes së trajtimit të rasteve, arsyetimet e aktgjykimeve, lojën e “pingpongut” me lënëdët si dhe joefikasitetit e mbrojtjes së interesit publik nga ana e avokaturës shtetërore.