Hulumtimi i UNDP-së: Radikalizmi fetar, shkak i dështimit institucional

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 11:37 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

UNDP dhe USAID kanë lansuar Analizën e Pulsit Publik, produkt hulumtues me temë, “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”.

Ky studim analizon perceptimet e kosovarëve lidhur me ekstremizmin e dhunshëm dhe qëndresën e shoqërisë kosovare ndaj presioneve të brendshme dhe të jashtme që ndihmojnë depërtimin e ideologjive fetare ekstremiste dhe mënyrat se si institucionet mund ta rrisin këtë qëndresë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë studim thuhet se faktorët shtytës dhe tërheqës që mundësojnë radikalizmin janë zhgënjimi me punën e ekzekutivit, institucionet legjislative dhe gjyqësorë të Kosovës, ndjenjën e izolimit, si dhe krizën e identitetit dhe indoktrinimin ekstremist, papunësia, varfëria dhe kushtet tjera socio-ekonomike.

Zëvendëspërfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Alessandra Roccasalvo ka thënë se radikalizmi është fenomen global.

“Nuk po krijohen vende të mjaftueshme të punës për të rinjtë, ka të bëjë me liberalizimin e vizave me atë ndjenjën sado pak të izolimit dhe nën anën tjetër e dimë se ende ekziston korrupsioni , pra nuk do të hyjmë se ku do të na shpie e ardhmja në Kosovë gjithashtu edhe pak sa ne nuk jemi të ndarë nga zhvillimet tjera botërore dhe globale dhe shumë vende të tjera në Evropë kanë pasur zhvillime edhe më të këqija dhe duhet të themi se kur dëgjojmë nga mediet se Kosova është ranguar mjaft lartë nuk do ti marrim këto nga aspekti i keq por nga këndvështrimi duke pas parasysh se sa arrini ka Kosova prapë nuk duhet të themi se çdo individ që shkon në ISIS apo te dikush tjetër Kosova humb”, ka thënë ajo.

Kurse Atdhe Hetemi, menaxher i projektit ka thënë se në bazë të kësaj analize del se niveli i percepcionit për prezencë të radikalizmit është rritur.
Ai ka përmendur edhe disa nga faktorët që kanë ndikuar në mundësim të radikalizmit.

“Faktorët shtytës janë pakënaqshmëria me institucionet legjislative dhe gjyqësore. Faktor tjetër është ndjenja e izolimit, kriza identitare, stigmatizimi nga shoqëria e atyre njerëzve që janë praktikues të fesë”, ka thënë ai.

Sipas tij një prej faktorëve kyç po ashtu është edhe sistemi arsimor pasi që fokus grupet kanë deklaruar se ky i fundit është i dështuar.
Por nuk ka lënë pa përmendur edhe faktorët tërheqës që qojnë drejt radikalizmit.

“Faktorë tërheqës janë pritja e shpërblimeve, literatura me përmbajtje radikale e ekstremiste, interneti, mediat sociale, sjellja e disa imamëve të arsimuar në Lindjen e Mesme”, ka thënë ai.

Hetemi ka thënë se rreziqet për sulme terroriste janë të paparashikueshme.

Sipas tij akterët kyç që duhet të kenë rol në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm janë komunat, shoqëria civile dhe komunitetet fetare.
Për këtë studim u organizuan tre grupe të fokusit në Prishtinë, Gjilan dhe Han të Elezit.

Pjesëmarrësit u rekrutuan në bazë të ekspertizës së tyre në çështje të sigurisë, fetare, radikalizim, ekstremizëm, arsimim dhe rini duke përfshirë Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës, Forcën e Sigurisë së Kosovës, Bashkësinë Islame të Kosovës, Fakultetin e Studimeve Islame në Universitetin e Prishtinës, organizatat e shoqërisë civile dhe autoritetet komunale.

 

Të ngjashme