Hulumtuesja Xhemajli: 33 mijë vaksina s’janë të mjaftueshme për imunizim të popullatës

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 11:10 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Hulumtuesja në fushën e politikave globale shëndetësore, Hana Xhemajli ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se fushata zgjedhore është adresa e saktë e rritjes së numrit të rasteve me Covid-19.

Sipas Xhemajlit pa marrë parasysh që pandemia është aktive në Kosovë institucionet e qytetarët po sillen sikur tashmë ka përfunduar gjithçka.

“Rritja e numrit të të infektuarve kurrë më shumë nuk e ka pasur adresën që e ka tani. Gjatë gjithë fushatës parazgjedhore kemi folur edhe kemi apeluar te partitë politike që mos të bëjnë grumbullim të njerëzve. Mos të mblidhen nëpër salla dasmash por duket që ranë në vesh të shurdhër pasi që edhe ato pak masa që ishin ata i larguan dhe vazhduan fushatën e tyre. Adresa kurrë më e saktë nuk ka qenë se institucionet që janë tani në ikje dhe i atyre që do të vijnë. Është faji i të gjithëve që kanë marrë pjesë në fushatë”.

“Pandemia është akoma aktive dhe ne si Kosovë jemi duke u sjellë sikur mos të ketë fare Covid. Dje ka qenë viti i parë prej që është shpallë pandemia në botë dhe me i pa rregulloret se si kanë qenë vitin e kaluar e si janë tash te ne duket sikur e kemi kaluar Covidin e kemi marrë vaksinimin, e kemi përfunduar gjithë këtë proces dhe tash vazhdojmë tutje. Mirëpo realiteti është tjetër pasi që para dy ditësh kemi pasur një numër rekord të vdekjeve gjithashtu numri i rasteve po shkon duke u shtuar. Të gjithë jemi në një mënyrë apo tjetër përgjegjës, po shihet që shumë pak kush po mban maska, rregullat nuk po zbatohen fare ose hiç, politika në vend që të marrë përgjegjësi për rritjen e këtij numri ata po sillen në mënyrë hipokrite”.

Sipas hulumtueses Xhemajli rregullat bazike të pandemisë duhet të vazhdojnë të respektohen.

“Rregullat bazike të menaxhimit të Covidit ende qëndrojnë që janë; maska, distanca sociale dhe higjiena. Maska shoh shumë pak, distanca në mungesë të rregullave e inspektorëve në terren që ta shohin këtë punë ne kemi një situatë të tillë ku nuk vërehet fare ka apo jo Covid. Vaksinimi e ndihmon procesin por edhe ai është shtyer tejet shumë për popullatën e Kosovës dhe nuk ka ndonjë datë të saktë për vaksinat. Ne jemi në një shtet shumë të çuditshëm ku e kemi gjithë rajonin që po merr vaksinim, që kanë rregulla shumë më strikte por Kosova vazhdon ta vazhdojë pandeminë si mos të ketë fare”.

Xhemajli ka thënë se imunizimi i popullatës arrihet vetëm nëse vijnë numër më i madh vaksinash.

33 mijë dozat e përmendura nga ministri Armend Zemaj, sipas Xhemajlit nuk janë të mjaftueshme për imunizim.

“Me arritjen e vaksinës kemi me arrit me imunizuar qytetarët, po flas për vaksinat në numër më të madh për shkak që komentin e fundit që dëgjova nga ministri Zemaj është që do të vijnë 33 mijë doza të cilat janë numër tejet i vogël që të kemi imunitet të popullatës por së paku ndoshta do të imunizohet stafi mjekësor dhe mosha më e shtyrë. Edhe pasi të merret vaksina rekomandohet nga OBSh-ja që maska të vazhdohet të vendoset për shkak që ka variante të ndryshme të virusit dhe imunizimi e ka një kohëzgjatje të caktuar”, ka përfunduar ajo për EO.

Të ngjashme