Një aksident me fatalitet ka ndodhur në magjistalren Podujevë-Prishtinë, ku një këmbësor është goditur nga vetura.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Kransiqi ka thënë për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:25, lurse ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e këmbësorit.
“Me datën 12.11.2019 rreth orës 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë (te Qershijat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në mes të një veture dhe një kombesori. Në vendin e ngjarjes emergjenca ka konstatuar vdekjen e kembesorit mashkull. Njësitet policore po merren me ekzaminimet në vend ngjarje”, ka thënë ai.