Humb jetën në vendin e punës një punëtor në Prizren

Prishtinë | 22 Qer 2026 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Një punëtor ka humbur jetën sot në Prizren, pasi është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më datë 22.06.2026, rreth orës 09:00, Policia ka pranuar informatën se në ambulancën e lagjes Arbana në Prizren është dërguar pa shenja jete një person mashkull, rreth 26 vjeç.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në Emergjencë dhe në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Bytyqi ka deklaruar se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe Inspektorati i Punës. Në koordinim me ta, policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Të ngjashme