Humb jetën nga Covid-19 kantautori Kujtim Prodani

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Covid-19 ka marrë një tjetër jetë nga radhët e artistëve! Kantautori Kujtim Prodani, fatkeqësisht nuk ia ka dalë të fitonte betejën me koronavirusin. Ai prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por nuk ia doli ta mposhte Covid-in, ose siç ai vetë e quante flamë e keqe.

Ishte vetë ai që bëri me dije se ishte infektuar nga Covid, ku publikoinjë foto nga spitali teksa shkruante “Sa miq e sa të afërm na more, o flamë e keqe! Klinika “Shefqet Ndroqi”.

Kujtim Prodani është këngëtar i njohur dhe autor i 57 teksteve këngësh. Në Nëntor 2003, Kujtim Prodani merr pjesë në Kënga Magjike 2003 dhe që prej atëherë aktiviteti i tij artistik nuk është ndalura për asnjë çast. Ai është djalë i artistëve të mirënjohur Anita Take dhe Agim Prodani. Kujtojmë që ai i ka dedikuar një këngë Covid-in me titull ‘ju flet Corona’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme