Humbi jetën në vendin e punës në Ferizaj, 54-vjeçari ra nga një lartësi prej rreth 7 metrash

Prishtinë | 13 Tet 2026 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Një 54-vjeçar ka humbur jetën të hënën pasdite në Ferizaj, pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej rreth shtatë metrash, derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës.

Këto detaje i ka bërë të ditura policia në raportin 24-orësh të saj.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.

Sipas informacioneve zyrtare, ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të ngjashme