Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në bashkëpunim me Doganat e Kosovës sot ka bërë asgjësimin e 20 595 kg mish i pulës me origjinë nga Britania e Madhe.
Inspektori Veterinarë kufitarë i AUV-së gjatë kontrollit të rregullt ka hasur në një ngarkesë me produkte me afat të skaduar.
Inspektori menjëherë e ka ndaluar, ka bërë plombimin dhe ka bërë refuzimin e lejimit të futjes në treg të brendshëm për konsum. Ashtu siç parashihet me ligjet ne fuqi. Operatori i biznesit importues ka paraqitur kërkesë pranë AUV-së qe ti mundësohet asgjësimi.
Sot nën monitorimin e Inspektorëve të AUV-së. dhe Doganave të Kosovës është kryer i gjithë procesi i asgjësimit. Brenda në terminal është shkurruar produkti me hedhje ne mikserin e mjeteve të pastrimit dhe pastaj është groposur në deponinë e mbeturinave në Dragash.
“Në secilin rast kur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjatë inspektimeve has në produkte me afat të skaduar menjëherë i ndalon që të hyjnë në treg për konsum. Vendimi për asgjësimin e këtyre produkteve merret për të pamundësuar manipulimin në çfarëdo forme me ato produkte apo pengohet rikthimi i tyre në treg”
“Meqenëse kjo sasi e mishit në bazë të ligjeve në fuqi dhe rregulloreve për siguri në ushqim nuk e përmbush kriterin e ushqimit të sigurt, si i tillë paraqet rrezik për shëndet të qytetareve dhe nuk lejohet përpunimi apo shitje në treg”, thuhet në njoftimin e AUV-së.
AUV thekson se synim kryesor është ruajtja e shëndetit të qytetareve nga produkte të dyshimta apo që nuk i plotësojnë kushtet për konsum. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë siguron të gjithë qytetarët se në asnjë mënyrë nuk lejon futje në treg të produkteve ushqimore të dyshimta për të rrezikuar shëndetin e tyre.