Të paktën 64 emigrantë kanë vdekur pas përmbytjes së një anijeje në brigjet e Libisë, njoftoi sot, Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).
Sipas një postimi në Twitter të zëdhënësit të IOM-së, Flavio Di Giacomo të paktën 64 persona kanë vdekur gjatë incidentit të së shtunës.
Di Giacomo njoftoi se 56 emigrantë të tjerë ishin shpallur të humbur ose dyshohej se mund të kishin vdekur.
Mbytja e anijes së emigrantëve në fundjavë ka shënuar incidentin e parë vdekjeprurës për vitin 2018 në Mesdhe