Humbin jetën nëntë persona nga stuhia e fuqishme në Sicili

Prishtinë | 04 Nën 2018 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Si pasojë e stuhisë së fuqishme që ka goditur ishullin e Sicilisë, kanë humbur jetën nëntë anëtarë të së njëjtës familje.

Erërat e forta kanë bërë lumenjtë që të dalin nga shtrati në qytetin Casteldaccia të Sicilisë , kështu duke vrarë nëntë persona dhe duke shkaktuar dëme të tjera materiale, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se erërat kanë arritur shpejtësinë deri në 120 kilometra në orë duke shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe përmbytje në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme