Mund të jetojmë më gjatë duke u ushtruar më gjatë dhe duke mbajtur trupin në peshë adekuate. Është ky zbulimi i shkencëtarëve.
Studimi dhe ushtrimet janë çelës për të jetuar më gjatë, tregon një studim i Universitetit të Edinburgut.
Studimi ka zbuluar mënyrat për të jetuar më gjatë dhe se mënyrat e jetesës mund të çojnë në vdekje të parakohshme.
Pirja e duhanit është shkaktari kryesor i vdekjes së parakohshme. Mbipesha po ashtu është faktor kryesor që shkurton jetën.
“Ne kemi gjetur se çdo pako e cigareve shkurton jetën për shtatë vjet, derisa humbja e një kilogrami në peshë mund të shtojë jetën për dy muaj”, thonë shkencëtarët.
Ushtrimet janë të rëndësishme për një jetë më të gjatë dhe të shëndetshme, thonë shkencëtarët.
Konsumimi i peshqve dhe arrave po ashtu mund të ndihmojë në zgjatjen e jetës.