Argjentina ka barazuar me Islandën me rezultat 1:1 në kuadër të ndeshjes së parë të grupit D të Kampionatit Botëror.
Sergio Aguero fillimisht kaloi kombëtaren latine në avantazh në minutën e 19-të.
Megjithat, ishte Alfred Finnbogason që barazoi shifrat në minutën e 23-të për ta vulosur edhe rezultatin përfundimtar të takimit.
Ylli i argjentinasve, Lionel Messi, pati mundësinë që t’ia sigurojë fitoren kombëtares së tij por dështoi të shënojë nga penaltia në minutën e 64-t.