Humbje qindra milionëshe për Barcelonën pas largimit të Messit

Prishtinë | 09 Gus 2021 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Barcelona jo vetëm që nuk përfitoi asgjë nga largimi i Messit, por katalonasit do të kenë humbje të konsiderueshme.

Tashmë, Barcelona nuk do ta paguajë Messin, por largimi i tij do t’i kushtojë shumë më shtrenjtë, transmeton Gazeta Express.

Sipas sektorit të financave të Barcelonës, largimi i Messit pritet t’i kushtojë klubit rreth 137 milionë euro.

Blaugranasit do të humbasin 17 milionë euro gjatë ndeshjeve të sezonit, 43 milionë euro në shtijen e fanellave dhe 77 milionë euro në fushën e biznesit.

Largimi i Messit ka bërë që shumë sponzorë të katalonasve të rishqyrtojnë pozicionin e tyre.

Në anën tjetër, Messi pritet të transferohet në Francë te Paris Saint-Germain. 

Të ngjashme