Gjermani Mats Hummels ka folur për herë të parë në detaje mbi arsyet pse zgjodhi Bayernin. Që nga viti 2008, kampioni i botës ka luajtur në ekipin e Dortmundit, aty ku zhvillimi i tij u shpërblye me shiritin e kapitenit, por në fund të sezonit të kaluar ai firmosi për t’u rikthyer te kampionët e Gjermanisë.
“Në përgjithësi, unë dua të fitoj tituj. Tani që fatkeqësisht nuk e fituam Kampionatin Evropian, Champions League është një objektiv i madh që dua ta arrij”, – shprehet lojtari i kombëtares gjermane, i cili sheh shanset më të mëdha për t’u shpallur kampion Evrope në shtëpinë e tij.
Mats Hummels i ka kushtuar plot 38 milionë euro Bayernit Hummels vazhdon: “Pastaj gjithçka që kam ëndërruar për karrierën time do ta kisha të tejkaluar. Kjo është një nxitje e madhe. Bayerni ka qenë shumë pranë trofeut në vitet e fundit. Kështu, tani kam shansin e madh të tentoj gjithçka ashtu si duhet, në nivelet më të larta.”
Bayerni pagoi 38 milionë euro për qendërmbrojtësin, teksa në Mynih është transferuar edhe Renato Sanches, kostoja e të cilit shkon deri në 80 milionë euro (nëse shfrytëzohen të gjitha klauzolat bazuar te performancat dhe arritjet e tij). I pyetur për mesfushorin portugez, Hummels ka një mendim të formuar mirë sidomos nga turneu “Francë 2016”, ku 18-vjeçari u shpall kampion Evrope.
“Fizikisht ai është një makineri, i fortë dhe i shpejtë njëkohësisht. Ai di të driblojë dhe ka sy për gola. E pashë për herë të parë në Kampionatin Evropian dhe më duhet ta them se më la përshtypje të mira”, – përfundon kolegu i ri i Jerome Boatengut në mbrojtjen e rekordmenëve.