Deputeti Fatmir Humolli, është larguar përfundimisht nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje. Në seancën e sotme, Humolli është parë i ulur në karriget e opozitës, raporton Ekonomia Online.
Për dallim nga herët tjera, ai është ulur larg grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në këndin ku ai po qëndronte, në fund të sallës, është parë shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila duke biseduar me të. Pak minuta më vonë, Humollit i ka shkuar edhe deputetja tjetër e VV-së, Shqipe Selimi.