Prokurorët hungarezë kanë akuzuar një burrë 22-vjeçar për planifikim të një sulmi terrorist me një bashkëpunëtor në Hungari vitin e kaluar, thuhet në njoftimin e prokurorisë të publikuar të mërkurën.
Prokuroria hungareze tha se burri, për të cilin prokurorët thanë se është konvertuar në mysliman në një xhami të Budapestit në qershor të vitit 2020, e ka shpallur besnikërinë ndaj ISIS-it në pranverën e këtij viti.
Prokurorët thanë se burri ishte duke planifikuar që të realizonte një sulm për ta frikësuar popullsinë evropiane, sipas akuzave zyrtare kundër tij, shkruan Reuters.
Ata shtuan se ky person dhe një bashkëpunëtor, emri i të cilit nuk është publikuar, në maj kishin diskutuar përmes internetit për mënyrat e realizimit të sulmit, ku i akuzuari do t’i godiste këmbësorët në Siofok, ndërsa bashkëpunëtori do të aktivizonte një bobmë me gozhda në Budapest.
Personi, që është duke u mbajtur në arrestim, gjithashtu akuzohet për përgatitje për të siguruar pjesë përbërëse që kërkohen për prodhimin e bombave. Në deklaratë thuhet se komploti për sulm u zbulua nga forcat speciale hungareze dhe nga prokurorët në qershor të këtij viti.