Hungari, arrestohet një shtetas serb i kërkuar për krime lufte në Kosovë

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas serb është arrestuar të martën në Hungari.

Ai ishte i kërkuar për krime lufte të kryera në vitin 1999 në Kosovë.

Arrestimi i tij është bërë me kërkesë të Gjykatës së Budapestit.

Urdhër arresti ndërkombëtar për këtë burrë ishte lëshuar nga autoritetet kosovare, tha gjykata në një deklaratë, njofton Daily News Hungary përcjell Klan Kosova.

I dyshuari nuk ishte pajtuar për një procedurë të thjeshtësuar ekstradimi, duke bërë që gjykata të urdhërojë arrestimin e tij për një periudhë prej 40 ditësh.

Gjykata ka thënë se do të vlerësojë kushtet për ekstradimin e tij pasi të marrë kërkesën e plotë për ekstradim./kk

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme