Dogana e Hungarisë e ka kapur një sasi prej 23 kilogramësh marihuanë të fshehur brenda specave turshi në autobusin nga Kosova.
Lajmin e ka bërë të ditur dogana e këtij vendi.
Bimët narkotike, doganierët ia dorëzuan policisë së bashku me një raport.
Në autobusin nga Kosova ndodheshin dy shoferë dhe 24 pasagjerë.
Nuk dihet nëse janë ndalur që të gjithë apo jo.
Poshtë mund të shihni aksionin e Doganës hungareze: