Hungaria fajëson Finlandën për dështim në zgjerimin e BE-së

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, e kritikoi të hënën Finlandën, e cila mban presidencës e radhës së Bashkimit Evropian, për dështim në zgjerimin e bllokut me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Finlanda, si presidente e BE-së, është përgjegjëse për “dështimin e madh” në zgjerim, tha Szijjarto pas takimit të tij në Pragë me homologët nga Çekia, Polonia dhe Sllovakia.

“Është kjo presidenca e parë që nuk ka qenë në gjendje të hapë asnjë kapitull të vetëm negociatash me ndonjërin nga vendet kandidate. Kjo nuk ka ndodhur më parë”, tha Szijjarto.

Në samitin e Bashkimit Evropian në tetor, Franca ka shkaktuar zemërim, pasi ka bllokuar nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Nisja e bisedimeve me këto dy vende është mbështetur fuqishëm nga Gjermania dhe vendet e tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme