Hyland dhe Hope promovojnë dredhëzat dhe boronicat

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 11:16 | Nga Albulena Avdiu

Zëvendës ambasadorja amerikane në Prishtinë, Colleen Hyland, e shoqëruar nga drejtori i Misionit të USAID-it, James Hope, kanë vizituar fermerët në ngjarjen promovuese të dredhëzave dhe boronicave.

Zyrtarët amerikanë kanë bashkëbiseduar me shitësit e frutave në sheshet e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Ata u njohën për së afërmi me vështirësitë me të cilat ballafaqohen fermerët, ndërsa i inkurajuan për vazhdimin e kultivimit të këtyre frutave, që po cilësohen mjaftë profitabile.

Drejtori i Misionit të USAID-it, James Hope Hope, tha se bujqësia është nxitës kryesor i rritjes ekonomike dhe i krijimit të vendeve të punës në Kosovë.

“Bujqësia është me të vërtet nxitësi kryesor i rritjes ekonomike dhe i krijimit të vendeve të punës në Kosovë. Prandaj, USAID-i dhe Qeveria amerikane janë të lumtur që kanë mundësi që ta përkrahin Kosovën dhe fermerët kosovarë për rritjen e kulturave të reja”.

Përderisa ishim duke shkuar një shitës tek tjetri diçka që na la mbresa ishte sepse të gjithë shitësit e dredhëzave dhe boronicave me këto të vjela po i shesin për tregun e brendshëm. Mirëpo, fermerët janë të përgatitur që këto produkte ti shesin edhe jashtë vendit dhe kjo është një shenj e shkëlqyeshme e mundësisë për rritje ekonomike të Kosovës”, tha ai.

Zëvendësambasadorja amerikane, Colleen Hyland, tha se janë krenar që përmes grandeve të USAID-it po përkrahen këto të mbjella të reja.

“Jemi shumë krenar që përmes grandeve të USAID-it jemi duke I përkrahur këto të mbjella të reja në Kosovë siç janë boronicat, dhe që po ju japim mbështetje shtesë studentëve kosovarë sa i përket dredhëzave.Sepse ky sektor me këto fruta janë një prej pasurive të mrekullueshme të Kosovës”, tha ajo.

Të ngjashme