Zëvendësambasadorja amerikane: Reforma në prokurim, qenësore për Kosovën

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 11:16 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësambasadorja amerikane, Coline Hyland, vlerëson se investimet në projektet për rritjen e llogaridhënies dhe transparencës në prokurimin publik, janë hap i madh në rrugën drejt gjurmimit të korrupsionit.

Hylland, këto komente i bëri gjatë lansimit të Portalit të Prokurimit të Hapur dhe Transparent nga Lëvizja FOL, me mbështetjen e USAID, “Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse”.

“Ky portal përbën hap të madh përpara, sepse bën që fuqia e informatës të jetë e qasshme si telefoni. Është pjesë e përpjekjeve tona për transparencë në prokurim. Reforma në prokurim është çelës i shumë gjerave që Kosova përpiqet ‘i përmbushë. Zhvillimi i Kosovës varet nga sektori privat”.

“E njëjta vlen edhe për tërheqjen e investitorëve të jashtëm, të cilët duan të sigurohen se do të mbrohen të drejtat e tyre. Qytetarët gjithnjë e më shumë po kanë qasje në informata thelbësore, përtej qeverisë gazetarëve, qytetarët duhet t’i transformojnë informatat në njohuri dhe prej njohurisë në aksion. Përhapeni fjalën që qytetarët të përdorin këtë informatë për të gjurmuar korrupsionin”.

Pjesëmarrjen në këtë aktivitet e kishte paralajmëruar edhe ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie, por për shkak të aktiviteteve të tij, s’ka mundur të jetë prezent.

Kryetari i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik , Safet Hoxha, në anën tjetër, tha se ky portal do të jetë instrument shtesë për luftimin e korrupsionit në prokurimin publik.  Ai theksoi se rritja e transparencës në prokurim është mënyra më e fuqishme për luftimin e korrupsionit.

“Nuk ka instrument më të fuqishëm kundër korrupsionit sesa rritja e transparencës në prokurimin publik. Shoqëria civile dhe mediat janë partnerë strategjikë dhe po punojmë që të rrisim aktivitetin kundër korrupsionit. Bizneset duhet trajtuar si partner të shtetit jo si rival, duhet të ndahemi nga mendësia komuniste. S’ka punë më të ndershme sesa luftimi për me rrit transparencën dhe llogaridhënien në prokurim.”.

Jeton Zulfaj nga Lëvizja FOL,  gjatë prezantimit të portalit, tha se janë inspiruar nga një portal i ngjashëm në Sllovaki, vend në të cilin, sipas tij, deputetët kanë marrë iniciativë për hapjen e kontratave dhe kjo i ka paraprirë një reforme në prokurimin publik.

Ai bëri të ditur se portali është i thjeshtë për tu përdorur dhe përbëhet nga tri pjesë kryesore, kontratat, blerësit dhe furnizuesit.

“Portali është shume i thjeshtë për përdorim. Të gjitha informatat lexohen nga E-prokurimi, portali ka një përparësi sepse vazhdimisht me informatat qe publikohen shkon duke u rrit numri i kontratave dhe informatave. Përbëhet nga tri njësi thelbësore, kontratat, blerësit dhe furnizuesit”.

USAID-i i akordoi një grant Lëvizjes FOL për të krijuar një Portal të hapur për transparencë në prokurim, bazë e të dhënave kjo e cila mbledh informata nga platforma e prokurimit elektronik e Kosovës dhe ia bën ato të disponueshme publikut në një mënyrë lehtësisht të përdorshhme.

Portali u mundëson hulumtuesve, bizneseve dhe hetuesve që t’i eksplorojnë lidhjet interaktive midis rrjedhës së parasë, aktorëve publik dhe atyre privat. Ai lehtëson aktivitetet monitoruese nga organizatat e shoqërisë civile, gazetarët, sektori privat dhe publiku i gjerë.

Të ngjashme