Elseid Hysaj ishte një nga futbollistë e parë në listën e largimeve te skuadra e Napolit, por emergjenca e dëmtimeve, ndryshimet në pankinë dhe revolta e lojtarëve që nuk shpëtoi pa ndëshkime, ka ridizenjuar skenarët.
Kapiteni i kombëtares shqiptare me një moshë të re por me eksperiencën e një veterani, ishte pranë Romës por tani duket se do të qëndrojë në ekipin e San Paolos.
“Po flasim për një rinovim të mundshëm por duhet të kuptojmë që Hysaj pas një viti do jetë një futbollist i lirë. E di që Gattuso e vlerëson shumë dhe në mbledhjet mes tyre, ka nënvizuar se nuk është e lehtë të gjesh nëj lojtar 25 vjeç me eksperiencën e Hysaj dhe kaq të fortë”, u shpreh Mario Giuffredi, agjent i Elseid Hysaj, transmeton Top Channel.
“Napoli nuk e ka të lehtë ta humbë me parametra zero por të shohim. Skuadra po vuan sepse projekti i saj dështoi. Synonte të merrte Di Lorenco për të shitur Hysajn”.
Por çfarë do të ndodhë praktikisht me mbrojtësin e përfaqësueses kuqezi? Eksperienca e prokuratorit të tij, me gjasë do të sjellë rinovimin me një pagë të shtuar për shkodranin, para’ të cilat Napoli do t’i fitojë më pas nga një transferim eventual në verë. Në të kundërt, Hysaj largohet falas dhe jugorët humbin të paktën 15 milionë euro.