Mbrojtësi shkodran i Kombëtares Shqiptare Elseid Hysaj i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme, në një dasmë spektakolare të zhvilluar në Shkodër.
Ceremonia madhështore u mbajt në kalanë e Rozafës, ndërsa mësohet se morën pjesë më tepër se 400 persona, familjarë, të afërm dhe miq të çiftit Elseid Hysaj dhe Fiorenza Lekstakaj.
Sezoni futbollistik tashmë ka përfunduar dhe menjëherë pas dasme, Hysaj ka zbuluar se do të niset drejt Spanjës për të pushuar dhe për t’iu rikthyer më pas jetës së tij sportive.
Kujtojmë që gjatë muajve të fundit mbrojtësi kuqezi ka qenë protagonist edhe i zërave të merkatos, pasi është folur shumë për një transferim të tij në klube si Atletico e Madridit apo Juventusi.