Hysen Durmishi paraqitet në Prokurorinë Speciale, po intervistohet për tenderin e rrugës Prishtinë – Podujevë

Prishtinë | 08 Maj 2024 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Hyseni do të intervistohet në lidhje me tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë.

Ndryshe javën e shkuar, vetë zëvendësministri njoftoi se ka marrë ftesë për intervistim, teksa e cilësoi atë si të bazuar në disa spekulime.

Ai nuk ka bërë të ditur nëse është ftuar që të intervistohet si i dyshuar apo dëshmitar.

Kujtojmë se vlera e tenderit që u nënshkrua vitin e kaluar nga Durmishi e për të cilin do merret në pyetje, kap vlerën e 38 milionë eurove.

Atë kohë ka pasur ankesë aktive kundër kontratave në Organin Shqyrtues të Prokurimit [OSHP] dhe sipas Ligjit të Prokurimit Publik në momentin kur ka ankesë aktive nga një operator ekonomik që ka marrë pjesë në tender, aktiviteti i prokurimit pezullohet dhe autoriteti kontraktues nuk ka të drejtë të procedojë me nënshkrim të kontratave.

Në mesin e kontratave të dhëna përmes këtij tenderi, ishte edhe ajo për kompaninë ‘Bageri’, pronarin e të cilës zëvendësministri Durmishi ka pohuar se e ka mik.

Të ngjashme