Hyseni kërkon nga Mbretëria e Belgjikës përkrahjen për në INTERPOL

Prishtinë | 25 Tet 2016 | 14:32 | Nga

 

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni, ka pritur në takim shefin e ri të zyrës diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e ndërsjellë mes Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, si në rrafshin politik, por edhe në atë të koordinimit të aktiviteteve në luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit etj.

Me këtë rast ministri Hyseni vuri në pah përkrahjen që ka dhënë Mbretëria e Belgjikës për Kosovën, veçanërisht në procesin e integrimeve euro-atlantike. Në veçanti ministri Hyseni kërkoi përkrahjen e Mbretërisë së Belgjikës për anëtarësimin Kosovës në INTERPOL.

Ndërsa shefi i zyrës diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean Louis Servais, tha se Mbretëria e Belgjikës edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të përkrahë shtetin e Kosovës, në avancimin e mëtejmë të proceseve demokratike.

Gjithashtu ai vlerësoi punën e Policisë së Kosovës dhe theksoi se Mbretëria e Belgjikës përkrahë plotësisht anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme