Hyseni kërkon përkrahjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 14:13 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, ka pritur në takim njohës ambasadorin e ri të Zvicrës, Jean-Hubert Lebet. Me këtë rast ministri Hyseni i uroi ambasadorit Lebet mirëseardhje në Kosovë, duke e njoftuar për progresin që është bërë në Kosovë, si dhe për punën që po bënë MPB, në forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Ministri Hyseni falënderoi shtetin e Zvicrës në përkrahjen që i ka bërë dhe po i bënë Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare për siguri dhe kërkoi mbështetjen e Republikës së Zvicrës në anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Ndërsa ambasadori i ri i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, falënderoi ministrin Hyseni për pritjen dhe theksoi se shteti i Zvicrës do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës në të gjitha fushat. Ai tha se bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme