Hyseni: Kosova në Interpol deri në fund të vitit

Prishtinë | 24 Mar 2017 | 12:06 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka nënshkruar marrëveshje pune me Agjencinë e Bashkimit Evropian për trajnime në zbatimin e ligjit.

Ngjaja është zhvilluar në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Hyseni e ka cilësuar si shumë të rëndësishme këtë marrëveshje pasi që thellon marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së, ndërsa është shprehur optimist që Kosova do te anëtarësohet në Interpol deri në fund të këtij viti.

Ndërkohë drejtori ekzekutiv i CEPOL, Ference Banfi, ka thënë se kjo agjenci vitin e kaluar ka kryer trajnime për 80 mijë zyrtarë policorë, nga më shumë se 40 vende të botës.

Pos kësaj Banfi ka thënë se ky është vazhdim dhe thellim i bashkëpunimit.

Optimist u shpreh edhe Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, i cili tha se kjo agjenci do të ndihmoj shumë organet e sigurisë së Kosovës, pasi që ofron trajnime profesionale në shumë fusha, përfshi edhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, pastrimit të parave e krimit të organizuar.

17453498_10211349238341990_1113264758_o

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme