Ministri i Brendshëm i Kosovës Skënder Hyseni, ka njoftuar dje për pjesëmarrje në një konferencë ministrore në Sllovaki, ku është diskutuar cështja e migracionit.
Por, pala serbe sot ka theksuar se atje Hyseni është përfaqësuar në kudër të rezolutës 1244, e jo në emër të shtetit të Kosovës, e as në pajtim me marrëveshjen e Brukselit, sipas të cilës, Kosova përfaqësohet me fusnotë.
Mediat serbe kanë njoftuar se në Bratisllavë, ka ndodhur një incident për shkak se Serbia ka parandaluar përfaqësimin e Kosovës si shtet në një takim ministror ku është për refugjatët. Sipas medieve të Beogradit, Serbia ka parandaluar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim si shtet duke kërkuar që gjithçka të shkojë në kuadër të rezolutës 1244.
Pala serbe është përfaqësuar nga Ministri i Brendshëm Nebojsa Stefanovic – ndërkohë që sipas këtyre njoftimeve, Sllovakia ka refuzuar që Kosova të përfaqësohet në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, sipas të cilës përfaqësuesit e Kosovës, në takime rajonale përfaqësohen me fusnotë.
“Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një konferencë ndërkombëtare e jo për një iniciativë rajonale, Sllovakia, e ka prezantuar të ashtuquajturën Kosovë, në përputhje me rezolutën 1244, gjë që e ka hidhëruar Ministrin e Brendshëm të shtetit të rrejshëm. Ai (Hyseni), ka lobuar që Kosova të përfaqësohet në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit, por kjo kërkesë nuk iu është plotëusuar dhe për këtë arsye ai e ka lëshuar konferencë. Nikoqiri kësaj nuk i ka dhënë kurrëfarë rëndësie, ndërkohë që takimi ka vazhduar sikur të mos kihste ndodhur asgjë” ka shkruar gazeta serbe Novosti.