Hyseni: Mbështetje për bizneset e Llapit dhe zhvillimin ekonomik

| 22 Jan 2025 | 20:21 | Nga

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni, së bashku me kandidatët e tjerë, vizituan kompaninë e suksesshme S//Sprint në komunën e Llapit.

Gjatë vizitës, Hyseni theksoi rëndësinë e mbështetjes për bizneset lokale, duke u angazhuar për krijimin e kushteve të qëndrueshme për zhvillim ekonomik.

Ai gjithashtu përmendi se shumica e punonjësve në S//Sprint janë gra, duke nxjerrë në pah kontributin e rëndësishëm të gruas në sektorin e biznesit.

Të ngjashme